Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar punimet parapërgatitore që po bëhen për asfaltimin e rrugës“ Rrezja e Lirisë”.
Kjo rrugë lidhë mes veti fshatrat Binqë e Beguncë por edhe lagjen “Godeni i Ri “me këto fshatra.
Bëhet me dije se gjithashtu pritet të asfaltohet edhe një segment i kësaj rruge. Përndryshe asfaltimi i rrugës “Rrezja e Lirisë” ka qenë kërkesë edhe të banorëve të këtyre dy fshatrave.