DYLON

OEAK: Dogana e Kosovës, partner i madh i komunitetit biznesor 

OEAK: Dogana e Kosovës, partner i madh i komunitetit biznesor 
Avatar photo Redaksia

“Sektori privat në Kosovë vazhdimisht është ballafaquar me vështirësi në zhvillimin e bizneseve si nga aspekti doganor ashtu edhe në zhvillimin e mundësive për t’u qasur në tregun ndërkomëtar, mirëpo falë bashkëpunimit të vazhdueshëm mes bizneseve dhe Doganës së Kosovës, barrierat jotarifore, vështirësitë në tregun ndërkombëtar dhe problemet e tjera në ambientin biznesor kanë arritur në një nivel mjaft të ulët”.

Ky ishte konkluzioni kryesor nga tryeza e radhës e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) e titulluar “Tregtia: Sfidat e sektorit privat”.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, përmendi partneritetin e vazhdueshëm mes Doganës dhe Odës i cili ka dëshmuar të jetë i dobishëm për komunitetin biznesor në shumë aspekte. Ai shtoi se ndër institucionet që kanë punuar në lehtësimin e të bërit biznes, Dogana e poashtu edhe Administrata Tatimore e Kosovës mbeten partnerët të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar në këtë aspekt. Ndërsa Avni Krasniqi, Kryesues i Komitetit të Tregtisë dhe Doganave të Odës Amerikane, tha se problemet e shumta që në të kaluarën bizneset kanë hasur tashmë janë minimizuar përmes këtij bashkëpunimi duke përmendur mes të tjerash se roli i Doganës mbetet kyç në zhvillimin e bizneseve.

EkoHigjiena

Bahri Berisha, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, tha se gjatë këtij viti kanë ndërmarrë masa dhe procedura të shumta në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë dhe janë ende duke punuar në eliminimin e barrierave jotarifore. Ai tha se është duke u implementuar heqja e akcizës në produkte të caktuara e cila është duke i ndihmuar mjaft bizneset, duke shtuar edhe faktin e rënies së ankesave nga ana e komunitetit biznesor në raport me Doganën çka tregon se partneriteti mes tyre vazhdon të mbetet në nivel. Mes të tjerash ai poashtu përmendi edhe digjitalizimin e procedurave të shumta doganore gjë që ka ndihmuar në zvogëlimin e rasteve të korrupsionit. Ai ftoi bizneset prezente të paraqesin kërkesat e tyre tek Dogana ku një gjë e tillë do të lehtësonte edhe zhvillimin e bizneseve të tyre në njërën anë dhe përmbushjen e detyrës së Doganës nga ana tjetër.

Më tej pjesëmarrësit patën rastin të parashtrojnë pytjet e tyre dhe vështirësitë që hasin në procedurat doganore, duke shtuar se do të vazhdojnë partneritetin me Doganën në të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.