Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë ditës së sotme ka vizituar Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, për të parë nga afër punimet që po vazhdojnë në rivitalizimin e kulmit të kësaj shkolle por edhe në rregullimin e brendshëm, në veçanti në nyjet sanitare.
Me këtë rast, ai është takuar edhe me një pjesë të personelit mësimor, të cilët thanë se përmes këtyre dy projekteve kjo shkollë po rregullohet dhe më të po krijohen kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësim nxënie.