Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe gjatë ditës së sotme ka dal në teren për të inspektuar nga afër disa projekte.
Ndër to ai ka inspektuar punimet që kanë filluar në shtruarjen dhe rregullimin e rrugës bujqësore me zhavorr që lidh fshatrat Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Jerlive dhe Gërmovë, rrugë kjo në gjatësi prej 1300m .
Po ashtu ai ka inspektuar edhe punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Trestenik të Komunës së Vitisë.