Në Sllatinë të Epërme të Vitisë, është duke u realizuar projekti i rregullimit të rrethojave të shkollës “Njazi Rexhepi”, si dhe është duke u bërë rregullimi i tribunave të fushës sportive.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka inspektuar punimet që po bëhen aty, për të parë nga afër ecurinë e këtyre punimeve.
Gjithashtu, është njoftuar dhe ka inspektuar punimet edhe në asfaltimin e rrugëve të lagjeve në Sllatinë të Poshtme, ku është duke u realizuar edhe projekti i rregullimit të trotuarit përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati.
Haliti i shoqëruar me bashkëpunëtorë, kanë vizituar sot edhe fshatin Vërban, për të parë nga afër punimet në rregullimin e trotuarit në këtë fshat.