Sulmet mbi pjesëtarët e FSK-së të komunitetit serb në Veri akte kriminale dhe të dënueshmefotoilustrim

Sulmet mbi pjesëtarët e FSK-së të komunitetit serb në Veri akte kriminale dhe të dënueshme

Të premten në mbrëmje dhe të shtunën në mëngjes, në pjesën veriore të Kosovës ka pasur sulme me koktej mollotov në pasuri (djegie e makinave) të familjeve të pjesëtarëve të komunitetit serb që janë pjesëtarë të FSK-së.

Këto akte kriminale bëhen me qellim që të frikësojnë pjesëtarët e FSK-së, nga qarqet kriminale dhe nacionaliste serbe në pjesën veriore, të cilat shprehin urrejtje dhe pa pajtueshmëri me integrimet, zhvillimin e demokracisë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ministria e FSK-së dhe FSK qëndrojnë fuqishëm në mbështetje të pjesëtarëve të saj, të cilët përkundër kërcënimeve dhe dëmtimeve reale të pasurisë së tyre, vazhdojnë të jenë pjesë e FSK-së dhe të shërbejnë me dinjitet në kryerjen e obligimeve të tyre si pjesëtarë të FSK-së.

Prandaj MFSK kërkon nga institucionet shtetërore të Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i, që të angazhohen seriozisht, me tërë fuqinë e ligjit, që të dalin në mbrojtje të jetës dhe pasurisë së pjesëtarëve të FSK-së, që të lihen të lirë të realizojnë të drejtat e tyre si qytetarë dhe si njerëz të lirë në përzgjedhjen e perspektivës së tyre jetësore.

Kosova dhe organet e saj vendore dhe ndërkombëtare, duhet të garantojnë liri dhe siguri të plotë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë, që të realizojnë të drejtat e tyre qytetare, të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

KOMENTE