Kryetarët e komunave Viti e Gjilan shqyrtojnë mundësit e tejkalimit të gjendjes në kompaninë “EcoHigjiena”
Të dy kryetarët janë fokusuar në tejkalimin e gjendjes së rënduar në kompaninë rajonale të menaxhimit të mbeturinave “EcoHigjiena”
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe ai i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, kanë zhvilluar një takim të përbashkët me që rast kanë folur për zhvillimet aktuale në këto dy komuna dhe mundësit e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Që të dy kryetarët kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e mirë që kanë pasur në të gjitha fushat, ndërkohë që janë fokusuar në tejkalimin e gjendjes së rënduar në kompaninë rajonale të menaxhimit të mbeturinave “EcoHigjiena” e cila për muaj me radhë po përballët me një situatë jo të mirë.