DYLON

MKRS-ja investon në Kamenicë 184 mijë euro

MKRS
Avatar photo Redaksia

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Kamenicës, për realizimin e projektit kapital “Rregullimi i Stadiumit të Qytetit në Kamenicë”, në vlerë prej 184 mijë euro, investim i cili do të bëhet gjatë këtij viti.

Ministri Kujtim Shala, u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të investojë në komunat e Kosovës, sidomos në fushën e investimeve kapitale në sport, me qëllim të krijimit të kushteve moderne dhe hapësirave të reja për sportistë e atletë.

Në këtë kuadër, Shala, tha se rregullimi i stadiumit në Kamenicë, do të shërbejë për futbollistët e Kamenicës që ata të zhvillojnë garat e tyre.

EkoHigjiena

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen dhe u shpreh se stadiumi i rregulluar do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për ata që merren me futboll në Kamenicë dhe një nxitje për cilësi e rritje të konkurrencës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.