Gjendja epidemiologjike dhe masat kundër Covid-19, është trajtuar sot në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Kryetari Sokol Haliti tha se gjendja është rënduar pas rritjes së numrit të të infektuarve.
Ai tha se mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është njoftuar për 16 raste të reja në disa vatra epidemike.
Kryetari Haliti tha se kjo flet se një pjesë e territorit të Komunës së Vitisë është prekur, prandaj bëri thirrje për mbilizim dhe për respektohim strikt të masave mbrojtëse, sepse rastet mund të rriten, pasi qê sipas tij, jemi liruar së tepërmi.
Ai sidomos luti të gjithë familjarët e personave të infektuar që të qëndrojnë në shtëpi.
Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dr. Vjollca Kadolli-Halili, tha se gjendja aktuale shëndetësore e të infektuarve është stabile, përveç e një pacienti që është më keq, por është nēn kontrollë. Ajo tha se aktualisht në Komunën e Vitisë janë 51 raste pozitive aktive.
Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiteni Afrim Halili tha se në bashkëpunim me Inspektoratin komunal do të vazhdojnë të vëzhgojnë