Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, kanë vizituar Pozheranin për të parë nga afër punimet që po bëhen në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidemaj”.
Përndryshe në këtë lokalitet janë duke vazhduar edhe punimet në ndërtimin e trotuarit prej shkollës së parë shqipe deri në dalje të Pozheranit.