DYLON

Gjilani organizon mbledhje komemorative në nderim të jetes dhe veprës së veteranit të arsimit, Rabit Rexhepi

Gjilani organizon mbledhje komemorative në nderim të jetes dhe veprës së veteranit të arsimit, Rabit Rexhepi
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjres nga jeta të veteranit të arsimit, Rabit Rexhepi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Rexhepi. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Rexhepi,

Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit gjilanas dhe aktivistit të njohur, Rabit Rexhepi.

EkoHigjiena

Rabit Rexhepi do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e shumë brezave, të cilët sot janë profile të respektuara të profesionistëve në Gjilan dhe Kosovë.

Ngushëllimet me të sinqerta familjes, shokëve, miqëve e kolegëve. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Komuna njofton të gjithë qytetarët se nën përkujdesjen e kryetarit Haziri, të enjten në ora 12:00, në sallën e teatrit të qytetit, organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetes dhe vepres së veteranit të arsimit, Rabit Rexhepi. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.