Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fatbardha Emini, Drejtoreshë e Drejtorisë për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi në Viti, janë takuar sot me Kryetarin e Bordit te AKP-së, Petrit Gashi.
Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth pronave ku janë të vendosura varrezat e dëshmorëve, shkolla fillore e mesme e ulët “Dëshmorët e Vitisë ”, Njësia e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit si dhe Stadiumi.
Sipas drejtoreshës Emini, Kryetari i boritit të AKP-së, Petrit Gashi është zotuar që do ti shqyrtoj kërkesat e komunës së Vitisë lidhur me këto prona. Përndryshe Kryetari Haliti dhe Drejtoresha Emini thanë se këto prona janë i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për institucionet komunale të Vitisë, por edhe për qytetarët e kësaj komune pasi që në to funksionojnë disa institucionet me rëndësi.