Komuna e Vitisë shpreh shqetësimin e thellë dhe e dënon ashpër sulmin fizik që i është bërë qytetarit të kësaj komune Siniša Denkić, thuhet në reagimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Më tej në këtë reagim thuhet:
“Institucionet Komunale të Vitisë e dënojnë ashpër sulmin fizik ndaj qytetarit tone dhe njëherit kërkon nga organet kompetente që të zbardhët ky rast duke ju bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit. Aktet e tilla të dhunës nuk i kontribuojnë bashkëjetesës dhe mirëqenies së qytetarëve tanë dhe vendit në përgjithësi dhe kanë për qëllim prishjen e situatës stabile që mbretëron në mes të gjitha komuniteteve të kësaj komune.
Ne i cilësojmë këto akte si të pamoralshme dhe që janë në kundërshtim të plotë me respektimin e të drejtave të njeriut, andaj komuna e Vitisë e dënon fuqishëm çdo lloj të këtij akti që mund të nxisë urrejtje ndëretnike dhe fetare, ndërsa kërkojmë nga organet e rendi respektivisht nga policia e Kosovës që kryesit e kësaj ngjarje të dalin para drejtësisë”, thuhet n ëfund të reagimit të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. /2L ONLINE/