Për aksidentit tragjik që ndodhi dje në Gjilan ngushëllimet e tija i ka shprehur edhe kreu i Komunsë së Vitisë, Sokol Haliti. Ai, në emër të qytetarëve të Komunës së Vitisë, iu shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes ku në aksidenti tragjik që ndodhi në qendër të Gjilanit humbi jetën një qytetar.
“Ky aksident në të cilën u lënduan edhe shumë qytetarë tjerë është një ngjarje tragjike që ka prekur zemrat tona. Nderkaq të gjithë të lënduarëve nga ky aksident i tmerrshëm ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, ka thënë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.