Në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor, deputeti popullor dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Riza Halimi ka reaguar me rastin e fillimit të këtij viti në mungesë të kushteve për zhvillim të procesit arsimor.
Në një deklaratë të shkruar për media Halimi nënvizon se për përgjegjësia e drejtpërdrejtë për vazhdimin e kësaj gjendje diskriminuese të shkollave në gjuhën shqipe bie mbi qeverinë e Serbisë, përkatësisht mbi ministrinë e saj të arsimit, por edhe mbi Trupin koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Duke shfrytëzuar dobësitë serioze, përçarjet dhe parcializimin e skajshëm të spektrit politik në Luginë të Preshevës si dhe mungesën e përkrahjes adekuate të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, qeveritë serbe në vazhdimësi po arrijnë me komoditet madje edhe me arrogancë t’i shkelin të drejtat elementare të Shqiptarëve madje edhe në fazën kur si kandidat për anëtarësim në Unionin Evropian janë duke u përgatitur për hapjen e 35 kaptinave të paraqitura nga Brukseli”, shkruan deputeti Halimi, trasmeton portali Titulli.
Ai me këtë rast vizitën e ministrit të arsimit të Serbisë, Sërgjan Verbiq e quan spektakël, pasi sipas kryetarit të PVD-së “nuk është në promovim të ndonjë përmirësimi të gjendjes shumë të vështirë në shkollat shqipe, por është tentim perfid për të amortizuar, së paku karshi faktorit ndërkombëtarë, gafet e kryeministrit Vuçiq i cili fillimisht kushtëzoi sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit Shqiptarë me pagesën e rrymës elektrike”.
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=3178