(2LONLINE) – Kryetari i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) i Gjilanit, Valdrin Halimi tha se me qëllim të njoftimit mbi zgjedhjet dhe planin për veprim të rinisë kanë takuar rektorin e Universitetit Publik të Gjilanit Prof.dr.Arben Dërmaku.
Halimi tha se njoftoi rektorin me strukturën e KVRL-së dhe aktivitetet që kanë në planë të i realizojnë, posaçërisht në raport me Universitetin dhe studentët,
“Kemi raporte të shkëlqyera me përfaqësuesit e studentëve të Universitetit Publik të Gjilanit, dhe me ta shpresojmë që të realizojmë aktivitete të përbashkëta në mënyrë që të i kontribuojmë aktivizimit të rinisë e jetës studentore në përgjithësi” shtoi Halimi.
Ai tha se nga rektori Dërmaku mori urimin për postin kryetarit të KVRL-së dhe ofroi përkrahjen e Universitetit në aktivitetet e KVRL-së si institucion suprem i përfaqësimit të të rinjve në komunë,
“Ne jemi në dispozicion të ofrojmë atë që kemi mundësi për të rinjët dhe studentët , kështu që dyert e Universitetit janë të hapura për të gjithë ata që ja duan të mirën jo vetëm të rinjëve por tërë shoqërisë” ka thënë Dërmaku.
E, Halimi tha se Këshilli i Veprimit Rinor Lokal do të vazhdoj tutje me takime njoftuese në mënyrë që të ndryshoj opinionin negativ të krijuar nga udhëheqësja e mëherëshme e ish anëtarëve jo-legjitim të KVRL-së. /2lonline/