Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi ka takuar në Beograd këshilltarin politik të Ambasadës së Francës, Zherom Kell. Sipas kumtesës së lëshuar nga Partia për Veprim Demokratik në bisedën gjithëpërfshirëse të së mërkurës mes këshilltarit Zheron Kell dhe kryetarit të PVD-së Riza Halimi, është trajtuar posaçërisht gjendja shumë e vështirë ekonomike në Luginë të Preshevës e përcjellur me shkallë rekorde të papunësisë, problematika e ndieshme e mungesës së teksteve mësimore në shkollat shqipe si dhe problemet e ndieshme aktuale që po paraqiten lidhur me përgaditjet për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar në kontekst të qëndrimit diskriminues të qeverisë serbe, e cila po vazhdon t’i trajtojë shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc me shifra të falsifikuara, rreth 100 herë të zvogëluara, transmeton Titulli.
“Përfaqësuesi i lartë i Ambasadës françeze tregoi interesim të posaçëm për këto tema, duke shprehur gadishmërinë për vazhdimin e kontributit të rëndësishëm të qeverisë së tij për këtë rajon”, thuhen në kumtesë.