Xhelal Hajrullahu, anëtar i Kuvnedit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar qeverisjen e Gjilanit që përgjatë vitit 2018, premtoi shumë për Zhegrën, por nuk realizoi fare, apo bëri fare pak.
Hajrullahu tha se me mos realizimin e projekteve nga Komuna e Gjilanit ballafaqohen të gjithë qytetarët e kësaj komune, por ai ka fokusuar kritikën e tij për Zhegër, prej nga vije, duke rikujtuar se kreu i Komunës, Lutfi Haziri, ka marru vota në këtë lokalitet, me premtimet e bëra, andaj edhe qytetarët kanë pritur shumë se ato premtime që janë dhënë të realizohen, por gjendja në terren është një tregues, se nuk është bërë ajo, pra nuk janë mbajtur premtimet, shkruan 2LONLINE.
Hajrullahu tha se kjo qeverisje komunale ka premtuar shumë për Zhegrën e ka bërë fare pak dhe në këtë vazhdë përmendi angazhimet e tija në Kuvend për këtë çështje, duke ngritur shqetësime se pse nuk janë realizuar ato, por se siç tha, pushteti përveç deklaratave verbale dhe premtimeve boshe nuk bëri asgjë duke bërë që situata në terren të jetë tregues se projektet në këtë lokalitet nuk janë realizuar.