Vetëvendosje e quan 2018-tën, vit të dështimit të madh të qeverisjes së LDK-së me partnerët e saj

Vetëvendosje e quan 2018-tën, vit të dështimit të madh të qeverisjes së LDK-së me partnerët e saj

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka folur për dobësitë dhe mangësinë që e kanë përcjellë qeverisjen e Komunës së Gjilanit gjatë vitit 2018, udhëhequr nga LDK-ja me partnerë të saj.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Nevzad Isufi, njëherësh shef i grupit të Këshilltarëve të këtij subjekti në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ka thënë se  kjo qeverisje nuk solli risi, por solli performancë të dobët.  Ai ka prezantuar çështje të caktuara të këtij viti (2018),  duke kritikuar pushtetin që qysh prej se e nisi këtë vit të qeverisjes, e nisi me lëshime, me vonesa, me shkelje statusore, ligjore, me dështime të thella.

Duke iu referuar publikimeve të vet komunës,  Isufi tha se vihen në pah premtimet e Hazirit, e që demantohej pastaj, pasi ato premtime nuk mbaheshin, si me rastin e vonesave në themelimin e qeverisjes lokale.

Ai foli edhe për dekorata, mirënjohje, që Haziri thoshte se i mori, por se, Isufi tha se, ato dilnin false. Ai në vend se ta kishte mendjen në qeverisjen komunale merrej me reklamim të vetes së tij, theksoi Isufi.

Isufi po ashtu  vuri në pah deklarimet e pushtetarëve se do të kenë zero tolerancë ndaj operatorëve ekonomik të papërgjegjshëm, por që kjo nuk ndodhte. Prokurimi ishte pika më e zezë e kësaj qeverisje, ka thënë tutje Isufi, duke bërë me dije se ka pas mjaftë shkelje ligjore.

Shumë kontrata, sipas Isufit, që i ka lidh komuna, janë me shkelje ligjore me të cilat do të duhej të merrej OSHP-ja, por edhe prokuroria.

Pika tjetër e zezë e kësaj qeverisje janë edhe shërbimet publike, pasi buxheti harxhohet por projektet nuk janë  të realizuar në nivel. Isufi ka paraqitur në sllajde disa rrugë që sipas tij, projektet janë realizuar pa kualitet. Po ashtu ai ka prezantuar edhe rrugë të dëmtuara rëndë  e që ku pushtet i ka lënë të tilla.

 

 

KOMENTE