Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Hasan Tasini”, në Gjilan është arrestuar i dyshuari, mashkull shqiptar, pasi që i njëjti, me forcë ka depërtuar në shtëpinë e viktimës shqiptar dhe ka vjedhur pajisje elektrike shtëpiake, pajisje pune dhe shtrat për fjetje.
Sipas viktimës vlera e dëmit ishte rreth 5000 euro.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës, thuet në raportin policor.