Hajnat nuk kursejnë as objektet fetare. Sipas autoriteteve policore, pre e tyre ka qenë edhe xhamia në fshatin Koretin të Komunës së Kamenicës, ku sipas organeve të rendit është kryer një vjedhje që ata e kanë karakterizuar si “vjedhje e rëndë”.
Sipas raportit policor, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në xhami dhe me mjete të forta kishin hapë një kasafortë dhe kane vjedhë një shumë të parave vlera e të cilave nuk dihet.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.