Florent Hadërgjonaj i ka thënë ‘Po’ Kosovës dhe do të bashkohet me Përfaqësuesen Dardane së shpejti.
Hadërgjonaj kishte luajtur edhe për Zvicrën, por tani u shpreh I lumtur që do të luajë sipas tij për ‘fanellat më të bukura në botë.
Derisa Xherdan Shaqiri nuk ka arritur t’i bashkohet Kosovës, vëllai i tij ia ka bërë një të mirë vendlindjes.
Fjala është për Erdin Shaqirin, vëllain e Xherdanit, i cili është edhe menaxher i Florent Hadergjonajt.
Madje, para pak kohësh Erdin Shaqiri ishte në Prishtinë pikërisht për ta finalizuar inkuadrimin e Hadergjonajt në Kombëtaren e Kosovës.