Fitim Guda, anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit ka ngritur shqetësimet e tija për disa emra të rrugëve, që sipas tij, janë tepër të gjata, ka raste të antivalencës, kemi emra të pamerituar, e në tjetrën anë kemi mungesë të emrave të merituar…, thjesht kemi emërtime jo në frymën e botës perëndimore.
Derisa diskutohej mbi raportin e punës të Komisionit për shqyrtimin e ankesave në procesin e Emërtimit të Rrugëve…, Guda tha se janë bërë emërtime të rrugëve me emra të gjata, duke potencuar me këtë rast disa shembuj të tillë te ne, për të shtuar se kjo nuk është praktikë e botës perëndimore, me këtë rast sërish mori si shembuj emra të shkurtë të rrugëve nëpër shtete të ndryshme.
“E kemi bërë mish mash me emërtime të rrugëve tona”, potencoi ai, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Problematikë tjetër, në këtë çështje, tha Guda, janë edhe rastet e antivalencës, ku si shembull mori emërtimet në rrugën e Zabelit, ku në një shtyllë metali kemi të vendosur tabelat, rruga “Sahit Aga” dhe rruga “Xhorxh Bush”. Ai e vlerësojë këtë të pakuptimtë duke kërkuar që të kemi ekuivalencë te emrat kur kemi rrugë afër njëra-tjetrës.
Anëtari i Kuvendit, Fitim Guda po ashtu potencoi mungesën e emërtimeve të rrugëve me emra të njerëzve të dijes, shkencës dhe kulturës, por edhe të nevojës që emërtimet e vjetra të ruhen, ato që kanë një kuptim në historinë e Gjilanit.
Po ashtu, ai shtoi se Gjilani ka nevojë edhe për emërtime të frymës perëndimore. “ Duhet ta imitojmë botën perëndimore, vetëm se ia përshtatim specifikave tona”, tha tutje ai për të marr shembull Slloveninë, ku kemi emërtime të rrugëve si: rruga e luleve, rruga e diellit, rruga e paqes…
“Këtu te ne është bërë mish mash”, tha në fund ai, transmeton 2LONLINE.com.
.