Pep Guardiola e ka pranuar se do të quhet dështak nëse këtë edicion nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.
Trajneri spanjoll ka thënë se njëjt është vlerësuar edhe te Bayerni.
“U gjykova si i dështuar te Bayerni që së paku nuk arrita një finale në Ligën e Kampionëve. Njëjt mund të gjykohem edhe te City nëse nuk e fitojmë këtë edicion Ligën e Kampionëve. Jam një trajner me standarde të larta. Kam fituar shumë në të kaluarën, kjo është arsyeja pse njerëzit besojnë se është normale, por kjo nuk është normale” ka thënë Guardiola.