Trajneri i Manchester Cityt , Pep Guardiola ka folur për kapitenin e sulmuar të Arsenalit, Granit Xhakën, pas problemit të tij me tifozët, duke thënë së tifozët duhet të kenë mirëkuptim.
Ai e ka cilësuar Xhakën si lojtar të jashtëzakonshëm, duke shtuar se ndodh që njerëzit ta humbin kontrollin.
“Duhet t’i respektojmë fansat tonë. Por ndonjëherë nuk është e lehtë për lojtarët”, nis deklarata e Guardioles.
“E kuptoj Xhakën, emocionet, momentin. Nuk e di se çfarë po ndodh nga brenda dhe ndoshta nuk jam njeriu i duhur për të folur për këtë, pasi as unë nuk mund t’i kontrolloj ndonjëherë emocionet, por duhet të provojmë. Ai është kapiten pasi ka diçka speciale në te. Ndodh ndonjëherë ta humbësh kontrollin. Do të harrohet, duhet të ecin para dhe me shpresën që do ta falin Xhakën, që të mund të tregojë se çfarë lojtari i jashtëzakonshëm është ai”, ka thënë Guardiola.
Arsenali nuk e ka ftuar shqiptarin për ndeshjen me Wolves që zhvillohet në fundjavë.