Deklaratat e dy trajnerëve të famshëm botëror kanë ardhur pas fyerjeve raciste që janë bërë në Mal të Zi në ndeshjen ndaj Anglisë.
Jurgen Klopp e Pep Guardiola kanë një qëndrim të përbashkët në futboll kur në pyetje është racizmi. Sipas tyre, kur ka racizëm në futboll, gjyqtarët duhet të ndërprejnë menjëherë ndeshjen.
“Ne duhet t’i ndalojmë lojrat, e kuptoj se Gareth nuk e ka bërë, por duhet ta bëjmë të qartë se nuk ka vend aty për futboll. Ka pasur disa situata në javët e fundit, jo vetëm racizmi, por situata të tjera pa kuptim – (tifozët që futen e ofendojnë në fushë). Këtu nuk ka argëtim, por duhet ndërprerë ndeshja” ka thënë Klopp.
Guardiola zbuloi se lojtarët e tij të Manchester City janë të gatshëm të largohen përballë abuzimit racist nëse kjo i ndodhë në të ardhmen.
“Futbolli është një armë e fortë për të mbrojtur parimet e njerëzimit. Unë nuk jam vetëm në klub – ju përfshini të gjithë, përfshirë edhe kapitenin tim dhe së bashku do të vendosim për çdo situatë të ngjashme” ka thënë Guardiola.