DYLON

Arsenal mposht Unitedin e Barcelonën, e bind yllin brazilian

Avatar photo Elife Sherifi

Sipas raportimeve në Brazil, Martinelli ka arritur marrëveshje verbale me klubin nga Londra. Arsenali ka fituar garën për super talentin 17 vjeçar nga Brazili, Gabriel Martinelli.

Trasnferimi i Martinellit ekipit londinez pritet t’i kushtojë 5 milionë funta.

Për talentin brazilian ishin të interesuara 25 skuadra, duke përfshirë Manchester Unitedin dhe Barcelonën.

EkoHigjiena

17 vjeçari paraqitet për ekipin nga liga e katërt braziliane, Ituano. Gjatë këtij sezoni ai në 31 ndeshje shënoi 10 gola.