Mimoza Kadriu
Dënon ashpër vrasjen e gruas nga Peja, të ndodhur sot, por edhe të gjitha vrasjet e grave, te cilat u privuan nga jeta nga burrat e tyre!
Edhe sa gra duhet të vriten që vendi ynë, organet e rendit, drejtësia të merr seriozisht këtë fenomen të “Femicidit” që sa vjen e shtohet?!
Jo vetëm “një ditë zije”, jo vetëm reagime retorike në një ditë dënimi si sot dhe herëve të tjera, tash e njëzet vitesh.
Tani është koha që Qeveria jonë të vendos me prioritet dhe me urgjencë në tavolinën e punës agjendën Shtetërore për mobilizim Institucional, që vrasjet e grave, por edhe dhunën ndaj grave si indikacion i vrasjeve, të propozojë dënime absolute, kurse dorasit të dënohen me burgim të përjetshëm.
Me dhimbje të madhe bashkëndjejmë me familjet e grave të vrara! I shprehim ngushëllimet për humbjen e më të dashurave të tyre!