Grupi i Grave Deputete ka takuar sot gazetaret ukrainase të cilat janë të strehuara në Kosovë.
Kryetarja e GGD-së, Tinka Kurti dhe deputet Eliza Hoxha e Vlora Dumoshi kanë dëgjuar historitë e tyre të luftës dhe sfidat e përditshmërisë në Kosovë.
Deputetet kanë ofruar mbështetje përgjatë qëndrimit këtu si dhe për ta ngritur çështjen e popullit ukrainas, grave ukrainase në çdo organizim ndërkombëtar që marrin pjesë. /2LONLINE/