DYLON

Grupi i Grave Deputete, takime me përfaqësues të disa organizatave

grupi i grave deputete
Avatar photo Redaksia

Grupi i Grave Deputete, kryesuar nga Blerta Deliu-Kodra, kryetare dhe anëtaret e Bordit të GGD-së, Lirie Kajtazi, Time Kadriaj e Shukrie Bytyqi, zhvilloi disa takime, duke filluar me Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime ICHAT.

Gjatë këtij takimi, Drejtori Ekzekutiv – ICHAT, Besmir Kokollari, njoftoi Grupin e Grave Deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës për aktivitetet e institutit ICHAT, duke theksuar se qëllimi i vizitës është shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme, me theks të veçantë, në mbrojtjen e të drejtave të grave, si dhe fuqizimin e rolit të tyre në proceset vendimmarrëse.

EkoHigjiena

Takimi i dytë ishte me drejtoren për Kosovë të Women for Women International, Ilirjana Jaka-Gashi, në të cilin u bisedua lidhur me mundësitë e vazhdimit të aktivitete me qëllim që të ndihmohen gratë në veprimtari ekonomike, posaçërisht në zhvillimin e ndërmarrësisë sociale.

Takimin e radhës, GGD-ja e kishte OJQ POLIS, në të cilin u vendos të bashkëpunohet për të inkurajuar gratë që të realizojnë të drejtën në pronë dhe trashëgimi. Me këtë rast, kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu-Kodra dhe Fitim Sadiku, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Një takim i veçantë u zhvillua edhe me Ekipin e Volejbollisteve nga Skenderaj, të cilat janë kampione të Kosovës në këtë disiplinë dhe përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Trajneri i klubit njoftoi GGD-në për vështirësitë e tyre, duke filluar nga mungesa e palestrës, mungesa e buxhetit etj. Drejtueset e Grupit të Grave Deputete përgëzuan vajzat për suksesin e arritur.

Takimi i fundit i deputeteve ishte me Albana Morina Xharrën – arkitekte, e cila tregoi storien e saj në ballafaqim me largimin masiv nga puna, shkeljen e të drejtave të punësuarve dhe sfidat në kërkim të drejtësisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.