“Për herë të parë në komunën tonë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet: Drejtorise Komunale të Arsimit e përfaqësuar nga Drejtoresha Znj. Albana Demiri dhe Agjencionit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr), e përfaqësuar nga zv. Drejtoreshe znj. Fikrije Zymberi”, thuhet në njoftimin e komunës.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të krijohet një grup i kandidatëve të nivelit 5 të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”.
Ideja themelore e krijimit të këtij grupi është për të krijuar kuadro të kualifikuara për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta të cilët ndjekin mësimet kryesisht në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta. /2LONLINE/