DYLON

Lutfi Haziri merr besimin për të vazhduar t’i prijë Degës së LDK-së së Gjilanit edhe për katër vite

Lutfi Haziri merr besimin për të vazhduar t’i prijë Degës së LDK-së së Gjilanit edhe për katër vite
Avatar photo Redaksia

“Sot nga Kuvendi XII i Degës, në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin X të LDK-së, mora besimin e të gjithë delegatëve për udhëheqjen e Degës në Gjilan edhe për katër vitet e ardhshme, sikurse edhe Kryesia e re”, ka thënë Lutfi Haziri i cili mori besimin për kryetar të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan.

Haziri tha se ky Kuvend, siç u shpreh ai,  madhështor e solemn, vjen pas kuvendeve të 41 nëndegëve, në të cilat morën pjesë 3140 anëtarë, ndërkaq nga java e ardhshme do të konstituohen edhe organet e reja, përfshirë katër sekretariatet dhe 11 komisionet profesionale, të cilat do t’i kenë afro 200 profesionistë të jashtëzakonshëm.

EkoHigjiena

“E falënderoj shumë për prezencën dhe mbështetjen, kryetarin e LDK-së, mikun tim, Lumir Abdixhiku, i cili përçoi mesazhin e madh se këtë ditë duhet ta shohim, jo si fund të procesit angazhues, por përkundrazi, si një ditë fillestare të angazhimit tonë kolektiv, që nis në Gjilan e Anamoravë dhe vazhdon në çdo cep të Kosovës, për të rikthyer dinjitetin e Republikës së Kosovës, në shpëtimin e madh kombëtar që na pret”, ka thënë Haziri

Ai po ashtu ka falënderuar  të gjithë për besimin e dhënë, burrave e grave, të rinjve e të rejave, veprimtarëve e aktivistëve, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës së UÇK-së, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj meje dhe LDK-së.

“Do të punojmë edhe më fort që zotimet tona politike e programore t’i bëjmë detyra të përditshme në këtë pjesë të Kosovës dhe kudo që jemi bashkë në punë. Synim yni është që rreshtin e gjatë të bashkëpunëtorëve e bashkëveprimtarëve, ta shtojmë e të mobilizohemi edhe më shumë”, ka thënë tutje Haziri.

Sipas tij, përveç ruajtjes së lirisë, pavarësisë e demokracisë së Kosovës, LDK i ka po aq të barasvlershme marrëdhëniet speciale dhe të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është detyrë dhe mision, po ashtu, që në rrafshin e buxhetit lokal të fokusohemi në problemet lokale, ta rrisim besimin se me rikthimin e LDK-së do ta zhvillojmë programin për familjet gjilanase e programet tjera zhvillimore. Është fatkeqësi e madhe që të gjitha programet për familjen e ato infrastrukturore për Gjilanin, pushteti aktual në nivel lokal dhe qendror, i ka stagnuar, i ka degraduar e stërkequr, duke mbetur aty ku i kemi lënë ne si LDK. Mund t’i vonojnë por kurrë s’mund t’i ndalni sepse kemi punuar shumë që t’i bindim qeveritë mike dhe organizatat e fuqishme financiare ndërkombëtare”,  ka thënë  Haziri.

Më tej, ai tha se kryesia e re, me mandat dhe strukturë të votuar, merr mbi vete misionin e rikthimit te madh të LDK-së në Gjilan, për të vazhduar në tërë Kosovën.

“Gjilani meriton më shumë dhe më mirë”, përfundoi, kryetari i LDK-së së Gjilanit edhe për katër vite, Lutfi Haziri.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.