Përzgjedhësi i Kombëtares U19, Ramiz Krasniqi me ndihmësit e tij Nazmi Rama e Xhelal Karabeg, kane mbajtur stërvitje me grupin e futbollistëve të gjeneratës 2003, në kuadër të përzgjedhjes së lojtarëve për garën e re të UEFA-s – Liga e Kombeve për grupmoshën 18-vjeç, që do të fillojë këtë vit.
Në këtë grumbullim Krasniqi kishte në dispozicion 24 futbollistë të gjeneratës 2003 nga kampionati vendor, derisa deri në muajin shtator kur do të nisë formati i ri garues i UEFA-s, planifikohet të mbahen së paku edhe tri grumbullime të tilla seleksionuese, në kombinim me lojtarë vendor dhe ata që luajnë jashtë, derisa planifikohet edhe zhvillimi i ndeshjeve miqësore.
Futbollistët janë ndarë në dy ekipe dhe është zhvilluar një ndeshje, ku përzgjedhësi Krasniqi ka vëzhguar me kujdes cilësitë e secilit futbollistë, teksa ka për faqen zyrtare të FFK-së e ka dhënë opinionin e tij rreth përgatitjeve të Kombëtares U19.
Liga e Kombeve nis në shtator ku Kosova është e përfshirë në Grupin 1 të Ligës C, së bashku me Armeninë, Luksemburgun dhe Estoninë, derisa ndeshjet do të zhvillohen prej 2 deri më 8 shtator në Estoni.
Ndërkaq, kualifikimet për Kampionatin Evropian do të nisin në nëntor, ku Kosova është e përfshirë në grup me Italinë, Sllovakinë dhe Qipron. Turneu i fazës së parë kualifikuese zhvillohet në Sllovaki prej 11 deri më 17 nëntor.