Gruaja është më e fortë se burri, sepse në të njëjtën kohë mban gjallë dy krijesa: veten dhe fëmiun. Shpesh është ajo thënia se gruaja është shtylla e shtëpisë. Natyrisht, por nuk duhet eleminuar burrin sepse ai mban shtyllën.
Na: Ilir Muharremi
Shpesh ndodh te ne, por edhe në botë, një femre që i dëgjohet zëri, përkufizohet si një femër e fortë. Pë hirë të dhunës që ushtrohet mbi të, për ofendimet që gruaja i pranon, për trupin që ja shfrytëzojnë, për intelegjencën e përbuzur, njëllosur, konsideruar si objekt tallje dhe turp i dhimbshëm, kufizimet, lirinë e cënuar, gojën që shpesh gruas ja mbyllim, atëherë si duhet vepruar mashkulli kur i dëgjon të gjitha këto që i bëhen një gruaja.
T’i bie në gjunjë thotë William Shakespeare.
Nuk bën as t’i të përbuzësh nga gruaja, por as ta ofendosh gruan. Gruaja nuk kërkon mashkulli t’i bie në gjunjë, por ta kuptoj lodhjen e saj e cila e ka bërë të fortë, mendimet e bluara në vete që asnjëherë nuk kishte të drejtë t’i nxirrte nga goja.Gratë janë lodhur nga lotët e buzëqeshjeve të maskuara, me shpresë se dikush do ta kuptoj dhimbjen e tyre, këtë lodhje mund ta kuptoj vetëm ai që arrin të ndjehet njëjtë.
Edhe Friedrich Nietzsche, filozof gjerman e pranon se gruaja njeh vetëm dashurinë. Por, në cilin kontekst?
Ky filozof i zhgënjyer nga një grua dhe i revoltuar shkruan: “Për një kohë shumë të gjatë u fshehën tek gruaja skllavi dhe tirani. Prandaj akoma gruaja s’është e aftë për miqësi”, (F. Nietzsche, Kështu foli Zarathusra, Tiranë, 2001, fq.55)
Ndonëse gruaja e zbuti skllavin dhe tiranin sipas Nietzsches me fshehjen e saj duke mos lënë vend për miqësi. Por, Nietzsche është shumë egoist dhe anti-grua, duke ngritur veten me mbinjeriun, duke menduar një njeri të fortë, të veçantë, jashtëtokësor. Por, ky njeri do të shkrihet para gruas ashtu siç shkrihej Nietzsche te rrëfimet në librin “Kur qau Niçeja” të autorit Irvin D. Yalom. Andaj ai nxjerë shumë thënie mllefi kundër gruas si “ Në dashurinë e gruas ka padrejtësi dhe verbëri ndaj kujtdo që ajo nuk dashuron”, shkruan Nietzsche. Pikërisht rasti i tij me gruan Lou fon Salome, por kjo e refuzoi kërkesën e tij për martesë.
Nietzsches dashuria e guras i duket e mençur në dritë dhe ajo shfaq agresivitet, shkëlqim dhe natë. “Akoma s’është e aftë gruaja për miqësi. Por, gjithnjë mace mbeten gratë, dhe zogj”, shkruan ai. Mllefi i tij tejkalon çdo kufi sepse sipas tij, gruaja atë e ka lënduar shpirtërisht dhe pasi na qenka një grua e tillë, nuk janë të gjitha të njëjta.
Nietzsche gjykon mbas një individi, ndonëse dashuria e tij është e verbër dhe gjykatëse jo e drejtë.
Andaj, gratë kanë shumë arsye të revoltohen ndaj padrejtësive që ju bëhen dhe grave duhet t’u dëgjohet zëri: “Femrat janë lidere në çdo aspekt-si një drejtore që drejton një kompani fitimprurëse ashtu edhe një shtëpiake që rrit fëmijët dhe kujdeset për shtëpinë. Vendi ynë është krijuar nga femra të forta dhe ne do vazhdojmë të thyejmë barriera dhe të sfidojmë stereotipe.”- Nancy Pelosi, drejtuese e një prej dhomave të Kongresit amerikan.
Urime 8 Marsi Dita ndërkombëtare e Gruas!