Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të duken të ngjashme në fillim. Që të dyja vështirësojnë frymëmarrjen dhe mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme, por viruse të ndryshme shkaktojnë këto dy sëmundje.
Si një i ftohtë ashtu edhe gripi kanë disa simptoma të zakonshme:
Bllokimi hundëve
Teshtima
Dhimbje trupi
Lodhje e përgjithshme
Si rregull, simptomat e gripit janë më të rënda se simptomat e të ftohtit.
Një dallim tjetër mes tyre është sa serioze janë ato. Ftohjet rrallë shkaktojnë problem shëndetësore. Ndërsa, gripi mund të çojë në infeksione të sinusit dhe veshëve, pneumoni dhe sepsë.
Nëse mjeku juaj diagnostikon një të ftohtë, atëherë ju duhet të trajtoni simptomat tuaja derisa virusi të ketë kaluar. Këto trajtime mund të përfshijnë përdorimin e ilaçeve ose duke pushuar.
Sa kohë zgjatë gripi, keshilla si ta parandaloni dhe largoni me shpejte
Shumica e njerëzve marrin veten nga gripi për rreth një javë. Por mund të duhen disa ditë të tjera për të ardhur në vete, shkruan familjajonë. Nuk është e pazakontë të ndiheni të lodhur për disa ditë pasi simptomat e gripit tuaj të kenë kaluar.
Është e rëndësishme që të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni kontaktet me njerëzit e tjerë kur vëreni simptomat e gripit.
Nëse veprimi i parë i juaji është të shkoni në farmaci dhe të blini ilaçe, studimi më i ri sugjeron diçka tjetër.
Në mënyrë që sistemi juaj imunitar të luftojë infeksionin viral si fillim duhet të shtriheni në shtrat për të pushuar.
Një studim i publikuar së fundmi nga revista e mjekësisë eksperimentale, provoi se njerëzit që flenë gjumë gjatë kohës që janë të sëmurë ndiheshin më mirë.
Gjumi i lejon qelizat që luftojnë infeksionin ta kryejnë më mirë punën e tyre. Kur ju flini gjumë qelizat janë më vigjilente dhe aktive, prandaj do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.