Jemi në sezonin e gripit dhe kërkohet që të merren masa që të mbrohemi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar disa këshilla që ju të mbroni veten dhe të tjerët.
Si të mbroni veten dhe të tjerët:
- Të vaksinohen të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjet dhe personat me sëmundje kronike në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare
- Të reduktohet numri i vizitave të familjarëve tek personat të hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)
- Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz
- Nëse keni shenja te gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore
- Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve
- Mbuloni hundën dhe gojën me fasuletë në rast të kollës apo teshtitjes.
- Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara
- Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi
- Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni
- Hidhni fasuletën në vendin e duhur menjëherë pas përdorimit
- Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni
- Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik