DYLON

Bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

Avatar photo Elife Sherifi

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit shënohet më 5 dhjetor. Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.

Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) dhe UNICEF do të shënojnë këtë ditë me moton “Të bëjmë punë vullnetare për një ardhmëri gjithëpërfshirëse”.

Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti, që mbahet në Kosovë do të kenë mundësinë të bashkëveprojnë përmes aktiviteteve interesante, të shkëmbejnë histori kuptimplotë dhe të njohin vlerën e diversitetit në shoqërinë tonë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.