Faqja zyrtare e Barcelonës ka bërë të ditur se klubi katalonas i ka paguar 120 milionë eurot për ta shkëputur kontratën e Antoine Griezmannit me Atletico Madridin.
Pas shumë javëve spekulime, Barcelona më në fund e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit francez Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi.
Tani, francezi është pjesë e klubi katalonas, vetëm një vit pasi i refuzoi atë në mënyrë publike.
Griezmanni ishte pritur të transferohej në Barcelonë edhe verën e kaluar, mirëpo në fund ai e kishte publikuar një dokumentar të titullar “La Decision” (“Vendimi”), ku kishte bërë të ditur se po e refuzonte ofertën e Barcelonës dhe nënshkroi kontratë të re me madrilenët.