Letër MASHT-it dhe SBASHK-ut – Sakrifikoni vikendin, evitoni sakrifikimin e nxënësve të pafajshëm.
Shkruan: Ismajl KURTESHI
Të gjithë në Kosovë janë të vetëdijshëm se greva e mësimdhënësve ju sjell dëme të pariparueshme nxënësve të pafajshëm.
SBASHKU ka marr vendim që të futen në grevë të përgjithshme, të gjithë punëtorët e arsimit, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
MASHT-i ka deklaruar se të hënën, me 14 janar do të organizoj takime me Komisionin Parlamentar të Administratës, SBASHK-un dhe faktor të tjerë që mund tëkontribuojnë në arritjen e marrëveshjes me Sindikatën e arsimit.
Qeveria edhe SBASHK-u deshën apo nuk deshën janë të obliguar ta arrijnë një marrëveshje. Nëse është kështu, atëherë është krejt e pakuptimtë pse po presin të fillon greva e pastaj të takohen?
Kjo sjellje komode e palëve që mund ta evitojnë grevën është e papranueshme.
Pse ata nuk po takohen gjatë vikendit?
Si nuk po e kuptojnë të lartpërmendurit se edhe vonesa e zgjidhjes së problemit është faj që sanksionohet.
A nuk po e kuptojnë se kjo është situatë e jashtëzakonshme, se në situata të tilla duhet t’i sakrifikojmë vikendet, për të mos i sakrifikuar nxënësit e pafajshëm.