Sot u zhvillua aktiviteti i radhës “Lëvizim pa makina”.
Qëllimi i aktivitetit është pikërisht ndërgjegjësimi për të mundësuar rritjen e vëllimit të transportit me mjete miqësore me mjedisin.
“Komuna e Gjilanit është komuna e parë që është bashkuar kartës për komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme, iniciativë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e komunës mbi këtë ngjarje. /2LONLINE/.