Dita Ndërkombëtare e Gruas- 8 Marsi është një festë që tek ne shënohet përmes aktiviteteve të ndryshme të ahengut dhe njihet si ditë e nënës.
Në vendet e zhvilluara gjatë kësaj dite gratë protestojnë në mënyra të ndryshme për të kërkuar barazi gjinore në vende të punës, përfaqësim në jetën publike dhe pronësisë, shkruan Titulli.com.
Studimet mbi statusin e gruas në tregun e punës në Serbi të kryera në kohën e fundit tregojnë qartë diskriminim në bazë gjinore në tregun e punës.
“Gratë në Bujanoc dhe Preshevë janë shumë të përfaqësuara në mesin e të punësuarve në raport me mesataren kombëtare me 9% në Bujanoc dhe gati 20% në Preshevë”, thuhet në analizën e bërë nga shoqata e grave afariste në Bujanoc.
Sipas kësaj analize në kontekstin socio-ekonomik tregohet fakti se numri më i madh i të punësuarave në këto dy komuna është sektori publik edhe atë në arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale, administratë publike prej tyre në Bujanoc 42% kurse në Preshevë 56%.
Origjina e festës së 8 marsit daton në vitin 1908, dhe është e lidhur me një ngjarje tragjike.
Një grup punëtoresh në një fabrikë tekstili në Nju Jork bënë grevë kundër kushteve ekstreme të punës. Më 8 mars, fabrika u mbyll dhe punëtorët mbetën të bllokuar brenda dhe papritmas shpërtheu një zjarr, ku vdiqën 129 punëtore.
Në Bujanoc dhe Preshevë për 8 Mars organizohen ahengje të ndryshme nëpër restorante me emra të mëdhenj të estradës shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
BURIMI: Titulli.com