DYLON

Zeka: Me themelimin e ushtrisë Kosova do ta përmbyll sukseshëm edhe këtë cikël të shtetësisë

Zeka: Me themelimin e ushtrisë Kosova do ta përmbyll sukseshëm edhe këtë cikël të shtetësisë
Avatar photo Redaksia

Izmi Zeka, anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe zëvendësministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim (MKK), ka thënë se Kosova ka nevojë që të përmbyllë edhe këtë cikël të shtetësisë së Kosovës e që është themelimi i Ushtrisë së Kosovës. Hapi i presidentit në bashkëpunim me të gjitha institucionet e Kosovës, si kryeparlamentarin e kryeministrin, paraqet rrumbullakimin e misionit të plotë të një ushtrie moderne.

“Peng i Listës serbe dhe politikave ditore nuk mund të mbetemi në pakufij prandaj edhe politika kosovar është e unifikuar dhe besoj që së shpejti projektligji për shëndrrimin e FSK, në një forcë modern, do të jetë në Parlamentin e Kosovës, për të përmbyllur këtë kapitull të rëndësishëm të shtetësisë së Kosovës” ka thënë Zeka, shkruan 2LONLINE.com.

Sipas tij, ligji për FSK-në është ligj i standardeve evropiane dhe i bazuar në vlerat e NATO-s. Mbështetja e NATO-s dhe e institucioneve tjera ndërkombëtare, ka qenë gjithmonë që nga paslufta e deri më tani dhe si i tillë do të vazhdojë në mënyrë që Kosova të jetë faktor i prodhimit të stabilitetit, siç ka qenë deri më tani”, ka thënë Zeka.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.