Adem Grabovci i PDK’së, pasi ka përfunduar seanca konstituive, e ka quajtur ngjarjen e sotme si “grushtet të vogël”, duke iu referuar zhvillimeve kur seancën e ka marrë vetë nën udhëheqje Koalicioni Opozitar dhe ka zgjedhur Isa Mustafa Kryeparlamentar.
“Sot u mbajt seanca konstituive, e cila u ndërpre. Qëndrimet e PDK’së kanë qenë shumë të qarta. Do t’i respektojmë ligjet tona, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ashtu kemi filluar, ashtu e kemi proceduar, në përputhje të plotë me Kushtetutën, me ligjet dhe Rregulloren Kuvendit.”
“Kryesuesja e Seancës Konstituive, Flora Brovina, e udhëhoqi këtë seancë dhe në moment të caktuar u ndërpre seanca dhe ka mbetur që të thirret për një herë tjetër.”
“Ne i kemi institucionet tona. E dini se PDK e ka paralajmëruar dërgimin e kësaj çështjeje në Gjykatë Kushtetuese, organi i vetëm i cili e bën interpretimin e ligjshmërisë. Ne normalisht që gjithmonë i respektojmë dhe i mbështesim vendimet e institucioneve tona.”, shkruan politiko.net.
“Ajo që ka ndodhur është jashtëkushtetuese, e papranueshme, dhe njëfarë forme mund ta quajmë një grushtet të vogël”, ka deklaruar Grabovci.