Sipas informatave nga KQZ-së Goran Rakiq është fitues i zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut.Oliver Ivanoviq është i dyti me 1 mijë e 420 vota, ndërkaq kandidati i PDK-së, Florent Azemi ka marrë 565 vota. Kandidati i LDK-së, Musa Miftari mbetet i katërti me 449 vota.
Rezultatet preliminare, të cilat KQZ pritet t’i bëjë publike shumë shpejt, tregojnë se Goran Rakiq nga “Lista Srpska”, të dielën ka marrë 2 mijë e 700 vota.