Për herë të parë gjatë nëntë javëve të fundit në krye të tabelës së superligës zvicerane nuk është FC Basel-i por Grasshoppers. (GC). Goli i parë, ai që shënoi Shkelzen Gashi e nisi fitoren si mysafire të skuadrës së GC kundër Lozanës. Të dytin e ka shënuar Dabbur.
Me këtë fitore, që është e gjashta me radhë e saj, skuadra nga Cyrihu doli e para në tabelë, duke e shtyrë kampionin e padiskutueshëm të disa viteve të fundit FC Baselin një vend më poshtë.
Goli të cilin Gashi e ka shënuar në minutën e 48-të ka qenë i 12-i për të në këtë kampionat. Me gjithë epërsinë dhe fitoren e merituar të klubit nga Cyrihu, loja si tërësi nuk është dalluar me ndonjë cilësi të lartë.
Megjithatë GC mund të kthehet sërish në vendin e dytë, pasi që kampioni zyrtar FC Basel ka për të luajtur sot kundër Sionit (si mysafir) dhe nëse fiton, kampionllëku i GC-së merr fund. Së paku njëherë për një herë.
albinfo.ch