Të premten u shpall futbollisti më i mirë i Kosovës, ndërsa menjëherë të dielën konfirmoi se po përmbyll një vit shumë të suksesshëm.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formë të lartë te skuadra e tij Fenerbahçe. Ai realizoi golin e tretë në fitoren 3:1 ndaj Beshiktashit, në derbin e xhiros së 16-të të Superligës turke.
Pas një aksioni të rrjedhshëm në minutën e 58-të, topi erdhi në zonë te Muriqi, i cili e preku topin lehtë me këmbën e majtë për ta dërguar në rrjetë
Për Muriqin ishte goli jubilar, i dhjeti, në paraqitjen e 15-të me Fenerbahçen në Superligën turke. Ai ka edhe dy asistime, ndërsa ka një gol e një asistim në një ndeshje për Kupë.