Pas javës së 12-të, skuadrat e Superligës kanë marrë pikë dhe kanë shënuar shumë gola. Kështu, realizatorët e golave janë të shumtë.
Blend Baftiu i Ballkanit ka realizuar 7 gola këtë edicion, katër gola i ka shënuar Arbër Hoxha, ndërkohë tre të tjerë Jetmir Topalli.
Numër të njejtë të golave kanë edhe treshja e sulmit e Gjilanit e përbërë nga Gerhard Progni, Tomislav Busiç dhe Bedri Greca.
Afër qëndrojnë edhe treshja e sulmit e Feronikelit me Da Silvan, Rexhën dhe Hotin që kanë realizuar 12 gola këtë edicion, aq edhe sa kanë realizuar tre sulmuesit e Dritës, Haxhimusa, Fortunato dhe Shabani.
11 gola këtë edicion kanë realizuar së bashku tre futbollistët e talentuar të Trepçës ’89 me në krye top realizatorin Arb Manaj, Ardian Mujën dhe Gëzim Rusin.
Më pas vijnë treshja e sulmit e Llapit me Zhdrellën, Osmanin dhe Pefqelin.
Treshet që kanë shënuar më së shumti gola këtë edicion në Superligë:
Hoxha-Baftiu-Topalli 14 gola
Progni-Busiç-Greca 14 gola
Da Silva-Rexha-Hoti 12 gola
Haxhimusa-Fortunato-Shabani 12 gola
Muja-Manaj-Rusi 11 gola
Zhdrella-Osmani-Pefqeli 9 gola
Korenica-Januzi-Abazi 7 gola