Autoritetet policore kanë bërë me dije se në “Lagjen Arbëria” në Gjilan, është arrestuar një qytetare pasi ajo duke drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia ka goditur një biçikliste femër, duke i shkaktuar lëndime trupore
Në njoftimin e policisë thuhet se është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që e njëjta duke drejtuar automjetin e saj nga pakujdesia ka goditur biçiklistën femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.