DYLON

Zyrat e Institucionit të Avokatit të Popullit të hapura ditën e zgjedhjeve, për ankesat eventuale

Zyrat e Institucionit të Avokatit të Popullit të hapura ditën e zgjedhjeve, për ankesat eventuale
Avatar photo Redaksia

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), në përmbushje të misionit që ka, të dielën, më 11 qershor 2017, ditën kur zhvillohen Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbaj të hapura Zyren Qendrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale.

Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenim a keqpërdorim të të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi.

Adresat e zyrave të IAP-së, janë si në vijim: Zyrën Qendrore në Prishtinë (rr. “Migjeni”, nr. 21), si dhe zyrat regjionale: në Prizren (Rr. “Remzi Ademi”, pn.), Gjilan (Rruga “Bulevardi i Pavarësisë” (ish ndërtesa e gjykatës) p.n.), Pejë (Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59, Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3), Mitrovicë (Sheshi: Agim Hajrizi, pn., Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore), në Mitrovicën Veriore (Rr. “Sami Frashëri”, pn., Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK), Ferizaj (Ndërtesa e Komunës, në përdhesë), Gjakovë (Rr. “Ismail Qemali”, ish ndërtesa e Kadastrës), Graçanicë (rr.”Car Lazari” p.n.).

EkoHigjiena

Zyra Qendrore dhe zyrat regjionale do të jenë të hapura nga ora 07:00 në mëngjes e deri në përmbyllje të procesit të votimit.

 

http://www.ombudspersonkosovo.org/sq/lajme/Zyrat-e-Institucionit-te-Avokatit-te-Popullit-te-hapura-diten-e-zgjedhjeve-per-ankesat-eventuale-1515

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.