Një gjyshe huligane është futur në fushë të sulmojë arbitrat e një ndeshje futbolli në Portugali.
Gjyshja e cila është tifoze e klubit të futbollit, Braga në kampionatin portugez të futbollit është futur në fushë të përballet me arbitrat në ndeshjen me Maritimon në ndeshjen e javës së 14-të.shkruan sporti1.
Tifozët e Bragas ishin të revoltuar me një vendim të arbitrit, pastaj janë futur në fushë duke dashur të qërojnë hesapet me arbitrat. Ajo që ishte më befasuese është se atë aksion e ka udhëhrqur një grua e moshuar, e cila ishte me ngjyrat e Bragas.
Sigurimi reagoi shpejt dhe ktheu tifozët , sikurse edhe gjyshen, e cila u përcjell me ovacione. Ndeshja përfundoi me barazim (2:2)